Freelook Lumiere Women's Watch - FL.1.10041.5
Një orë elegante për femra, e cila do tju japë vetëbesimin që ju duhet kudo që shkoni. Me një rryp të ndërthurur me ngjyrën gold dhe silver dhe me nje fushë ku spikasin detajet unike, kjo orë Freelook do tju bëjë të dukeni kaq bukur me veshjet tuaja, do të jetë një aksesor i shkëlqyer për t’u dukur bukur në çdo rast.
Zgjidh stilin tënd dhe bëhu pjesë e rrjetit të shkëlqimit të Freelook.
Me Freelook, ti je gjithmonë në kohë dhe gjithmonë në modë!
Specifikimet
- DETAILS
-
Trademark
Freelook WatchBottom type
Twisted bottomWire size
15 mmSubjects of use
Women’s watchesMachine series
Battery/QuartzProduct line
LumiereWire material
PVD gold plated stainless steelGlass material
Mineral glassWater resistant
5atm (50 meters)Shell material
PVD gold plated stainless steelFeature
Hour minute second - BRAND DETAILS
-
Ju prezantojmë me një nga brandet më të mirë të orave për femra, Freelook.
Aksesorët luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e çdo gruaje. Freelook është brandi që e kupton këtë më mirë se kushdo tjetër. Inspiruar nga pasioni për modën Freelook ka krijuar një koleksion të jashtëzakonshëm të orave të cilat janë shprehje të qarta të elegancës dhe bukurisë.
Motoja e tyre është: you are everywhere I look (ti je kudo ku unë hedh sytë).
Freelook është një kompani orash franceze, e themeluar në vitin 1999. Në thelb të idesë për krijimin e këtij brandi është zhvillimi dhe prodhimi i produkteve të një cilësie të lartë por me një çmim të arsyeshëm. Themeluesit e markës Freelook, Magali Come dhe Vaxen Gujian, vendosën të krijojnë një brand të ri që do të prodhonte modele origjinale të orave, me dizajne unike. Si rezultat i një projektuesi dhe një biznesmeni, u krijua koleksioni i parë i kompanisë i përbërë nga modele tepër elegante, me kristale Swarovski. Të habitësh koleksionistët ose njohësit e orave me orë të dekoruara me kristale është e lehtë, pasi tregu i orave sot është i pasur me modele të tilla. Por ajo çka e bën Freelook të vecantë është teknika e montimit të kristaleve dhe mënyra sesi ndërthuren aq bukur ato me dizajnin në tërësi duke krijuar orë kaq unike dhe autentike.
Kristalet Swarovski janë qendra e konceptit të kompanisë, me ndihmën e tyre, marka ka arritur perfeksionin jo vetëm në teknikën e montimit, por edhe në dizajnin e orave të prodhuara. Në një kohë të shkurtër, marka mori popullaritet me orët e saj origjinale, të prezantuara sot në më shumë se 37 vende në botë. Orët Freelook prodhohen në fabrikën e tyre në Paris duke përdorur vetëm materialet dhe teknikat më të mira. Të gjitha produktet janë prej çeliku, kanë mekanizma Miyota, teknologji japoneze si dhe xham mineral (një lloj xhami tepër i fortë) dhe rezistencë ndaj ujit 5-Atm.
Kompani e ka bazën në Francë. Tre fjalët që e përshkruajnë më mirë linjën e orëve Freelook janë: elegante, tërheqëse dhe të modës. Ata prodhojnë tre linja të reja çdo vit dhe secila është e re dhe emocionuese. Ata kanë ide të reja inovative që nuk janë provuar më parë në industrinë e orëve.
Nese do te jesh një grua elegante, e lumtur, energjike, nëse do të ndihesh si një pariziene që udhëheq modën, mahnit me stilin e saj dhe kurrë nuk e sakrifikon cilësinë, atëherë Freelook është brandi i duhur për ty.
Produkte të ngjashme