WEBSITE ESHTE DUKE U PLOTËSUAR ME TË GJITHA PRODUKTET QË DISPONOJMË

Intel lançon familjes e re te procesorëve Intel® Core™

CPU

Sot, Intel ka lancuar familjen e re të procesorëve për desktop Intel® Core™ të gjeneratës së 14-të, e udhëhequr nga Intel® Core™ i9-14900K. Kjo familje e procesorëve për desktop e gjeneratës së fundit përfshin gjashtë procesorë të rinj të ndërlidhur, duke ofruar deri në 24 cores dhe 32 threads, si dhe frekuencë deri në 6 GHz. Për më tepër, Intel® Core™ i7-14700K vjen edhe me 20 cores dhe 28 threads shtesë krahasuar me brezin e mëparshëm te procesoreve.

Intel gjithashtu ka integruar një shtojcë të re overclocking me AI Assist për mjetin e saj eXtreme Tuning Utility (XTU), që karakterizon procesorin duke përdorur algoritme AI të trajnuara nga Intel për të sugjeruar një seri ndryshimesh opsionale që mund të zgjidhni të aktivizoni për overclock të procesorit tuaj. Kompania gjithashtu ka një program të ri të Optimizimit të Aplikacionit (APO) që zbulon automatikisht disa programe dhe drejton burimet e aplikacionit në kohë reale duke rritur kështu performancën — veçanërisht në lojëra.

“Që nga prezantimi i arkitekturës sonë hibride të performancës, Intel ka ngritur vazhdimisht standartin për performancën e desktopit. Me procesorët tanë Intel Core të gjeneratës së 14-të, ne po dëshmojmë edhe njëherë se përse entuziastët tanë mbështeten te Intel për eksperiencën më të mirë të desktopit në tregun aktual.”

– Roger Chandler, zëvendëspresident dhe menaxher i përgjithshëm i Intel

Procesori i 6 GHz, 14900K i Intel shënon një shpejtësi të re dhe të lartë për një çip standard, por qe është faktikisht çipi i dytë i Intel që e arrin këtë shpejtësi— i pari ishte Core i9-13900KS me çmim prej $700, por këtë herë nivelin e kësaj performance e gjeni me një çmim më të ulët, rreth $100.

Intel i ka mbajtur çmimet për tre modelet e reja të gjeneratës së 14-të në të njëjtën nivel me gjeneratën e mëparshme për të konkuruar me modellet Ryzen 7000X3D të AMD që aktualisht janë në krye të listës së procesorëve më të mirë për lojëra.

Core i9-14900K do të ketë një çmim prej 589$, ndërsa Core i7-1700K – 409$ dhe Core i5-14600K – 319$.

  • Core i9-14900K (BX8071514900K): 24 cores, 3.2 GHz base, 6.0 GHz boost, 36MB cache, 125W TDP
  • Core i7-14700K (BX8071514700K): 20 cores, 3.4 GHz base, 5.6 GHz boost, 33MB cache, 125W TDP
  • Core i5-14600K (BX8071514600K): 14 cores, 3.5 GHz base, 5.3 GHz boost, 24MB cache, 125W TDP

Të gjithë këta procesorë të Serisë 14 janë kompatibël me kartat e nënserisë 600 dhe 700 të Intel, duke iu dhënë perdoruesve mundësinë për të përmirësuar lehtësisht sistemet e tyre ekzistuese dhe per t’u garantuar atyre një rritje performace. Ata gjithashtu janë të pajisur me mbështetje për Wi-Fi 7 dhe Bluetooth 5.4 përmes një opsioni të ndarë që prodhuesit e kartave mëmë mund ta integrojnë në kartat e rinovuara Z790.